Arr.estohet 20 vjeçari – Dhunuan çiftin në Berat

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Berat ku 3 persona rrahën barbarisht me mjete të forta bashkëshortët Festim dhe Elida Selika specialistët e Seksionit për Kriment kanë arrestuar në flagrancë shtetasin K.B, 20 vjeç, banues në fshatin Pashalli, Ura Vajgurore.

Ndërkohë janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit R.B, 47 vjeç dhe Sh.Sh, 39 vjeç, të dy banues në fshatin Gjoroven, Berat.
Arrestimi dhe procedimi penal i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim më njëri-tjetrin për motive të dobëta janë futur në banesë dhe kanë dhunuar shtetasen Elida Selika 35 vjeçe, banuese në fshatin Gjoroven, Berat, e cila po merr ndihmë mjeksore, në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-K.B, 20 vjeç, banues në fshatin Pashalli, Ura Vajgurore, si dhe u proçeduan në gjendje të lirë shtetasit:

-R.B, 47 vjeç.

-Sh.Sh, 39 vjeç, të dy banues në fshatin Gjoroven, Berat.

Arrestimi dhe procedimi penal i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim më njëri-tjetrin për motive të dobëta janë futur në banesë dhe kanë dhunuar shtetasen E.S, 35 vjeçe, banuese në fshatin Gjoroven, Berat, e cila po merr ndihmë mjeksore, në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

Loading...