Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë fjalën e tij në Librazhd, takim i organizuar me qytetarët në kuadër të turit “Bashkia që duam”.
Shkak është bërë këndimi i hoxhës në orarin e përcaktuar nga minarja e xhamisë së qytetit.
Sapo ka nisur lutja e mesditës Rama ka heshtur duke pritur deri në fundin e saj.
Sigurisht ky gjest është shoqëruar nga duartrokitje prej të pranishmëve. Ndërkohë që menjëherë pas këndimit të hoxhës, Rama ka vijuar me sulmet e tij të zakonshme në drejtim të kundërshtarëve të tij politik, duke aluduar se në Qershor vendi do të shkojë në zgjedhje, dhe se opozita po vepron njësoj si në Majin e 2017-tës.
Loading...