Fiton rastësisht 100.000 dollarë me llotarinë online

Një grua nga Miçigani që fitoi një çmim prej 100,400 dollarësh në lojën Powerball tha se i bleu biletat e saj të llotarisë gabimisht.

Linda Keyanchuk, 64 vjeç, nga Westland, luajti në faqen online të lotarisë së Miçiganit dhe arriti t’i gjejë numrat e sakta të Powerballit më 8 gusht, duke fituar dy çmime prej 50,000 dollarësh.

Menjëhere pas përfundimit të lojës së parë ajo hoqi dorë por numrat e përzgjedhura nga ajo u luajtën sërish dhe u shpall fituese.

“Unë nuk e kuptoja çfarë kisha bërë deri kur hyra në llogarinë time të Lotarisë dhe pashë se kisha fituar më shumë se 100,000 dollarë”.

“Njerëz si unë nuk bëjnë para në këtë mënyrë. Është joreale! “Tha gruaja.

Keyanchuk, kur vizitoi selinë e llotarisë për të tërhequr çmimin e saj, tha se ajo ka ndërmend të përdorë disa para që fitoi për të bërë disa pushime për veten.

Loading...