Operacioni është zhvilluar me mbeshtetjen e forcave speciale.
Njoftimi i plotë i policisë:
Kurbin-Mega operacioni i koduar “Godull 2019”, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Operacioni nga Komisariati i Policisë Kurbin, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe FNSH-ja.
Sekuestrohen armë zjarri e municione luftarake, kubikë të porsa mbjellë me kanabis dhe lëndë narkotike kokainë. 5 persona në pranga dhe 2 në kërkim.
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke ushtruar kontroll periodik të territorit, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për disa shtetas që përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike në zonën e quajtur Godull, është organizuar dhe zhvilluar operacioni i koduar “Godull 2019”.
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
B. Sh., 39 vjeç, banues në Mamurras
K. K., 59 vjeç, banues në Fushë Krujë
K. Sh., 34 vjeç, banues në Mamurras
Gj. N., 34 vjeç, banues në Lezhë
V. Z., 41 vjeçe, banuese në Kurbin
Gjithashtu u shpallën në kërkim dy persona që po punohet intensivisht për kapjen e tyre.
Gjatë operacionit në territor në Godull Adriatik, në Njësinë Administrative Fushë Kuqe në Kurbin, u evidentuan kubikë të porsa mbjellë me fara kanabisi, si dhe sende të tjera që do të shërbenin për kultivim të bimëve narkotike.
Më cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
-8000 kubikë ku ishin mbjellë fara kanabis sativa
5 doza të dyshuara lëndë e fortë narkotike kokainë
2 armë zjarri “pistoleta”
1 armë zjarri automatik
1 armë gjahu “shotgun”
680 fishekë , dylbi e thikë
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të proceduar u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.