Bulevardit “Ismail Qemali” në Vlorë i nisur prej një viti do të përfundojnë në nisje të sezonit të ri turistik.
8 milion euro është investimi për rikonceptimin, i cili prek edhe fasadat e pallateve përbri bulevardit.
Ky segment rrugor prej 1.7 km nga rrethi i Skelës deri të Xhamia në qendër është konceptuar nga të dy krahët me trotuare me gjerësi 50 m.
8 milion euro është investimi për rikonceptimin e bulevardit “Ismail Qemali” në Vlorë. Ky segment rrugor prej 1.7 km nga rrethi i Skelës deri të Xhamia në qendër të Vlorës është konceptuar nga të dy krahët me trotuare me gjerësi 50 m.
Ndërkohë, ka nisur mbjellja e pemëve të llojit rrap dhe e 650 llojeve të pemëve dekorative me një lartësi 12 m. Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, është shprehur se ky investim i nisur prej një viti do të përfundojnë në nisje të sezonit të ri turistik.
“Ky bulevard do të jetë në përdorim nga qytetarët në prag të sezonit turistik. Disa pjesë janë hapur, pjesa më e madhe e gjebërimit ka mbërritur, pra e pemëve që shikoni në të dyja krahët e bulevardit, janë mbjellë. Ka një rikonceptim të ri të të gjithë sheshit, në mënyrë që për gjithë besimtarët myslimanë që festojnë në atë territor gjatë festave të tyre, të ketë hapësirë të lirë, pa parkim makinash, sic detyrohemi në shumicën e herëve që duhet t’i boshatisim dhe t’i largojmë.
Gjithë sipërfaqja rreth e rrotull xhamisë, shtëpisë së beut, do të jetë një sipërfaqe për këmbësorë që do të ketë një pyll të gjelbëruar për të krijuar hije në gjithë këtë hapësirë të madhe.
Një nga kërkesat e mia, që ky bulevard të ishte në favor të qytetarëve të Vlorës. Sigurisht duke e bërë një bulevard biznesim por një arterie të gjelbëruar, një pyll të gjelbëruar në mes të qytetit. Sot efekti ka filluar të duket’, – tha kryebashkiaku i Vlorës.
Për shtrimin e trotuarëve janë përdorur gurë nga trevat e rrethit të Vlorës, ndërsa investimi ka prekur edhe fasadat e pallateve përbri bulevardit.