Basha “braktis” protestën!

Ndërkohë që opozita e bashkuar pritet të protestojë para Parlamentit, mësohet se kreu i PD, Lulzim Basha nuk do të jetë mes protestuesve.

Basha, do të mungojë sot në protestë për shkak të angazhimeve që do të ketë jashtë vendit.

Mësohet se Basha është nisur të martën drejt Gjermanisë, ku do të takohet me përfaqësues të CDU-së për t’i njohur me situatën politike në Shqipëri.

Policia ka hartuar një plan të detajuar masash, për të mos lejuar përplasjen e protestuesve me deputetët e shumicës.

Një numër i madh efektivësh policie janë të pozicionuar përreth Parlamentit. Ndërsa si në protestat e kaluara është bllokuar me hekura pedonalja e Parlamentit duke filluar nga minisitria e Brendshme.

Po ashtu një prezencë të efektivëve të policisë ka edhe përpara Kryeministrisë, pasi si në protestat e kaluara vendimet opozita i merr në shesh.

Loading...