Dashi
Dite mjaft dinamike do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Ata do bëjnë edhe gjera ndryshe vetëm qe emocionet te shumëfishohen. Beqaret do jene idealiste dhe nuk do dalin me çdo njeri qe do i ftoje. Mendimet do i kenë shume te qarta dhe do ecin me plane. Buxhetin do keni vështirësi ta organizoni si duhet dhe situata nuk ka për te qene mjaftueshëm e mire.
Demi
Te dashuruarit do kenë diskutime te gjata me partnerin e tyre dhe do mund te gjenden edhe zgjidhje për disa probleme. Beqaret do kalojnë një dite mjaft romantike dhe te mbushur me emocione te bukura. As qe e kishit menduar ndonjëherë se gjerat mund t’iu ndodhin ne këtë mënyrë. Ne planin financiar yjet do sjellin shume fat megjithatë duhet te shmangni shpenzimet e ekzagjeruara.
Binjakët
Pasi problemeve qe keni pasur kohet e fundit ju te dashuruarit sot do i sqaroni te gjitha dhe do ndiheni me te gatshëm për te hedhur hapa përpara. Beqaret mund te kenë papritur dashuri me shikim te pare te cilat do ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Ne pune do lidhni aleance me disa kolege te rëndësishëm dhe shume shpejt keni për te hedhur hapat qe as nuk i kishit menduar ndonjëherë.
Gaforrja
Kjo dite do jete shume intensive dhe e mbushur me risi për ju te dashuruarit. Do dashuroheni si asnjëherë me pare me partnerin tuaj dhe nuk do keni me debate si dje. Beqaret do jene me fat dhe do takojnë persona mjaft interesante. Me shpenzimet mundohuni te jeni sa me te arsyeshëm ne mënyrë qe as nesër te mos keni probleme dhe vështirësi. Duhet te mendoni edhe për te ardhmen.
Luani
Nëse jeni ne një lidhje duhet te tregoheni sa me te matur dhe besnike. Po e kaluat pa probleme edhe këtë dite me pas çdo gjë do ju ece me mire. Kujdes vetëm me xhelozinë. Beqaret mund te kenë plot mundësi për njohje, por nuk do arrijnë dot te përqendrohen vetëm tek një person. Me mire le te qartësojnë njëherë mendimet e me pas te veprojnë. Ne planin financiar mos ndërmerrni rreziqe.
Virgjëresha
Te gjitha përpjekjet qe keni bere kohet e fundit për ta përmirësuar jetën tuaj ne çift, sot do japin rezultatet e veta. Do ju rikthehet buzëqeshja. Beqaret do afrohen me disa kolege te vjetër dhe për here te pare do i shohin ata me një sy tjetër. Ne planin financiar nuk do jeni me shume fat kështu qe kujdes me shpenzimet qe do kryeni. Duhet menduar edhe për te ardhmen.
Peshorja
Sot do ndiheni te lire te bëni atë qe do ndieni ju te dashuruarit. Marrëdhënia ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme dhe mund te jeni gati edhe te merrni vendime te mëdha. Beqaret edhe sikur te duan nuk do i shpëtojnë dot një dashurie me shikim te pare. Ne planin financiar duhet ta dyfishoni vigjilencën ne mënyrë qe te mos keni aspak probleme. Hua mos jepni ne asnjë mënyrë.
Akrepi
Dite e mrekullueshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera do jete me ndryshe nga me pare dhe do ndiheni te plotësuar tërësisht. Beqaret duhet te falënderojnë yjet qe do ju krijojnë mundësi te gjene princin e kaltër. Shpenzimet duhet t’i bëni me llogari sepse ne te kundërt mund t’iu dalin probleme. Investimet e mëdha lërini për disa dite me vone.
Shigjetari
Do jeni shume tolerante me njeri-tjetrin gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do filloje te përmirësohet ndjeshëm. Beqaret me ne fund do gjejnë personin qe do ju përshtatet ne çdo pike. Nuk duhet te humbasin shume kohe duke u njohur me ta, por duhet te mendojnë sa me shpejt te hedhin hapa. Ne planin financiar çdo gjë do ece mire nëse tregoheni te matur.
Bricjapi
Perspektivat për ata qe janë ne një lidhje duket te jene shume te mira gjate kësaj dite. Do kaloni me tepër kohe me partnerin dhe nuk do mungojnë as çastet pasionante here pas here. Beqaret do kërkojnë me çdo kush ta ndryshojnë statusin dhe ky nxitim mund t’i shtyje drejt gabimeve. Buxhetin do dini si ta menaxhoni ne çdo moment kështu qe gjendja do mbetet e qëndrueshme.
Ujori
Yjet do ju bëjnë me te logjikshëm dhe me te duruar sot ju te dashuruarve. Do dini si ta ruani harmoninë dhe alegrine ne çift, prandaj partneri do ndihet me fat qe ju ka. Beqaret do kenë disa takime te veçanta, por do presin edhe pak kohe para se te hedhin hapa. Buxheti do varet tërësisht prej sjelljes tuaj. Po bëtë gabime keni për te vuajtur për kohe me radhe.
Peshqit
Jupiteri do ju sjelle fat dhe mbështetje te madhe ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do ndiheni mjaft mire ne çdo moment dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Shume do ju kenë zili, kështu qe duhet te bëni kujdes mos ua prishin harmoninë. Beqaret do kenë disa takime, por asnjeri nuk do ju duket interesant. Ne planin financiar gjerat nuk do jene shume mire.