Konsumoi për 3 javë vetëm lëng frutash, e pabesueshme çfarë i ndodh gruas

Një grua izraelite në të dyzetat është dërguar në spital me dëmtim në tru pasi kishte ndjekur një dietë strikte vetëm me lëngje frutash.

Gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, kishte ndjekur dietën për 3 javë, pasi ia kishte rekomanduar një “terapist alternativ.

Dieta e lejonte të konsumonte vetëm lëng frutash dhe ujë, gjë që i kishte shkaktuar një çekuilibrim të kriprave në tru.

Sipas mediave izraelite, dëmtimi në tru që ka pësuar kjo grua mund të jetë i pakthyeshëm./tch

Loading...