Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka ka shpërthyer në Facebook me sharje pas incidenteve që ndodhën gjatë protestës që u mbajt kundër Qevrisë.
Sipas tij, njëri nga pjestarët e policisë ishte futur si provokator në protestë por falë mediave u zbulua me fakte që ai ishte polic.
Postimi i tij:
Plehra e te pafytyre!
Nje prej provokatoreve , qe u largua prej protestuesve, ne transmetim live prej televizionit Ora Neës , u pa se si u fut ne makinen e policise prane ures ne Bulevard.
Kjo eshte policia e Lleshit te Rames qe sajon e paguan deshmitare te rreme nga rradhet e krimit kunder opozites, per llogari te Rames.
Kjo eshte policia qe shtrihet barkas e legenoset perpara krimineleve dhe ne anen tjeter dhunon e burgos studente e invalide qe protestojne per buken e gojes e per te drejtat e tyre.
Kjo eshte policia qe bashkepunon me krimin per te mbajtur ne pushtet Edvin Ramen dhe rremben naten si bandite qytetare qe dalin per te mbrojtur strehen e tyre dhe te femijeve te tyre.
Punonjesit e ndershem te policise, bejne mire te distancohen sa me pare nga keto monstra.
Provokatoret do te marrin ate qe meritojne ne protestat e opozites por dhe ata qe i fusin e i nxisin do te mbajne pergjegjesi shume shpejte.
Shqiperia eshte ngritur per te rrezuar qelbesiren ne krye te qeverise. Vetem sot ; nga studentet e Shkodres tek fermeret e Lushnjes dhe gjithe ata qytetare qe i jane bashkuar tanime prej kohesh opozites ne proteste. Qelbesira do te shporret por dhe sherbetoret mos mendojne se nuk do te mbajne pergjegjesi.