Mega-operacion në Itali,12 të arrestuar mes tyre 2 shqiptarë

12 persona, mes tyre dy shqiptarë, kanë rënë në prangat e policisë italiane në kuadër të operacionit të koduar “Nuevo Sol”, për shkatërrimin e dy grupeve të trafikut të lëndëve narkotike nga Amerika Latine, më saktë nga Peruna dhe Kolumbia, drejt Italisë.

Lënda narkotike, marijuanë, kokainë e hashash fillimisht transportohej në Spanjë dhe më pas drejt Italisë.

Në operacion morën pjesë më shumë se 100 punonjës policie dhe u arrestuan shqiptarët me inicialet S.E e M.C, ndërsa mes të ndaluarve është dhe një kapo, ultras i tifozerisë së skuadrës së Bolonjës.

6 prej të arrestuarve janë lënë në arrest me burg, 3 të tjerë në arrest shtëpie e 3 të tjerë në detyrim paraqitje.

Dy grupet e drogës vepronin kryesisht njëri në qytetin e Bolonjës dhe tjetri kryesisht në provincën e Bolonjës, teksa përdornin shumë rrallë dhe me kujdes telefonin, dhe kishin një gjuhë të kriptuar për e thirreshin me nofka me njëri-tjetrin për të mos u identifikuar në rast përgjimesh.

Hetimet për grupin kanë nisur në vitin 2016 pas arrestimit të një korriereje që transportonte kokainë. droga e fortë hynte në Itali e fshehur brenda shisheve të pijeve dhe në valixhe me fund të dyfishtë.

Loading...