Çfarë mendojnë shqiptarët për Ramën, Bashën e Monika Kryemadhin

IPR Marketing dhe Ora TV kane publikuar sondazhin ne lidhje me pelqyeshmerine e lidereve politike ku votat me te medha kunder i ka marre kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Si e gjykoni veprimtarinë e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama?

Kur vjen puna për të gjykuar veprimtarinë e qeverisë dhe të kryeministrit Rama, shifra e shqiptarëve që janë pro dhe atyre kundër është shumë e afërt me njëra tjetrën.

29.5% e tyre mendojnë se veprimtaria e kryeministrit Rama dhe qeverisë është pozitive, ndërsa 34.7% janë shprehur negativisht. 28.5% e shqiptarëve janë shprehur asnjëanës, për punën e qeverisë. Një grup prej 7.2% janë shprehur se nuk dinë të gjykojnë veprimtarinë e qeverisë.

9-Si e gjykoni veprimtarinë e liderit të opozitës dhe të PD-së, z. Lulzim Basha?

Punën dhe veprimtarinë e kreut të PD, Lulzim Basha shumica e shqiptarëve e kanë gjykuar negative. Janë 49.3% e tyre që gjykojnë negativisht veprimtarinë e Bashës, ndërsa 13.7% e shqiptarëve mendojnë pozitivisht për veprimtarinë e PD dhe liderit të saj. 28.6 % mendojnë se puna e Bashës është as pozitive dhe as negative. Ndërsa 8.3% janë shprehur se nuk e dinë.

10-Si e gjykoni veprimtarinë e lideres së LSI-së, znj. Monika Kryemadhi?

Veprimtarinë e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi 57.2% të shqiptarëve e kanë vlerësuar negativisht. 8.2 % e tyre mendojnë se puna dhe veprimtaria e Kryemadhit janë pozitive. 22.7% mendojnë as pozitivisht dhe as negativisht, ndërsa 11.9% thonë se nuk e dinë.

Loading...