Pasditen e djeshme, Xheni Karaj, Drejtoresha e Aleancës LGBTI e ftuar tek “Rudina” foli për adoleshencën e saj dhe momentin kur prindërit morën vesh që ajo kishte prirje të ndryshme se.ksuale nga bashkëmoshataret e saj.
Karaj rrëfeu se ishte një prej momenteve më të vështira në jetën e saj derisa të dilte hapur për atë çfarë ishte.
Pasi nuk ia kishin ndryshuar zërin në një prej emisioneve ku ajo kishte folur, prindërit e saj e kishin kuptuar që ishte ajo dhe e kishin mbështetur.
Ajo tha:
Prindërit e morën vesh nga një emision ku unë kisha dalë me fytyrë të mbuluar dhe diskutoja rreth dashurisë mes femrave. Por gjatë emisionit nuk ma ndryshuan zërin dhe ata e morën vesh.
Nuk ia thashë unë hapur.
Ka qenë ndër momentet më të vështira të jetës time sepse unë do përballesha me fr.ikën time më të madhe. Për fat të mirë kam dy prindër të mrekullueshëm”.
Aktualisht Xheni është në një lidhje dashurie.