Të dhëna të reja janë bërë publike lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier.
Makina ‘BMW’ e autorëve të ngjarjes, dyshohet se ka qenë e vjedhur kohë me parë.
Targat e përdorura, sipas burimeve policore, dyshohet se janë vjedhur në Elbasan, pasi i përkasin një automjeti tip ‘Renault’.
Më pas, mjetit tip ‘BMV’ i është vënë zjarri në rrugën Fier- Seman, në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i shinave të trenit’.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, dhe shërbimi zjarrfikës për shuarjen e zjarrit.
Subjekti tregtar mbi të cilin u qëllua me armë, nuk ka pësuar dëme në ndërtesë por nga të shtënat është dëmtuar vetëm një automjet, i cili ndodhej i parkuar në oborrin e tij.
Ndonëse kanë kaluar mbi 10 orë nga ngjarja, ende nuk ka një pistë konkrete hetimi, pasi nuk dihet nëse objektiv ishte biznesi apo ndonjë person, që mund të ketë qenë duke kaluar aty në atë moment.