Planet për bazën e re ajrore të NATOS në Shqipëri

Në lidhje me kthimin e bazës së Kuçovës në ambient për dislokimin e forcave ajrore të NATO-s reagoi sot edhe kryeministri Edi Rama.

Sipas Ramës investimi në fjalë kap shifrën e mbi 50 milionë euro, ndërsa do të përkthehet në më shumë vende pune dhe zhvillim ekonomik për zonën.

“Morëm angazhimin e NATO-s për të investuar në këtë bazë mbi 50 mln euro. Faktikisht është një investim që do të mundësojë transformimin e kësaj hapësirë ushtarake të NATO-s që do të shërbeje si bazë e saj për stërvitje ajrore. Kjo do të jetë edhe bazë kombëtarë për forcat ajrore të Shqipërisë, duke krijuar mundësinë e një standardi të ri të forcave të armatosura në këtë sektor të posaçëm.

Ky investim do të krijojmë mundësi të reja, ku ndërtimi i një baze ajrore të teknologjisë se fundit do të thotë më shumë punësim dhe ekonomi në një rreze të caktuar rreth saj. Ma ha mendja se është në vëmendjen e të gjithëve se ne jemi angazhuar shumë seriozisht për të përmbushur objektivat e përcaktuara në çdo vend në kuadër të aleancës. Buxheti i 2019-ën për Mbrojtjen është pasqyrim i saktë. Ky buxhet arrin në 22 mld lekë dhe përben një rritje prej 10 % krahasuar me këtë vit”, -tha Rama.

Ai lajmëroi se pas Kuçovës këtë status do të marrë edhe baza ajrore e Farkës.

“Ne e kemi çuar përpara bashkëpunimin me SHBA lidhur me modernizmin e kapaciteteve ushtarake. Pas modernizmit të Bazës Ushtarake të Kuçovës ne do modernizojnë edhe bazën ajrore të Farkës.

Së bashku me Ministrisë e Shëndetësisë, Ministria e Mbrojtjes po punon për jetëzimin e qendrës së emergjencave dhe të solidaritet me njerëzit në nevojë duke pasur Ministria e Mbrojtjes në këtë mënyrë edhe funksionimin dhe administrimin e plotë të Emergjencave Civile. Jo vetëm që do bëjmë rritje të pagave të FA, por do bëjmë rritje më të konsiderueshme. Ata që e kanë përfaqësuan Shqipërinë në misione të ndryshme na kanë bërë krenarë”, tha Rama.

Loading...