Për këtë, Policia e Durrësit raporton se një shtetas është proceduar penalisht për veprën penale të ushtrimit të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme.
Bëhet fjalë për I.B., 29 vjeç, i cili iu konstatua duke luajtur me biletë loto sporti brenda lokalit që menaxhonte.
“Policia vijon kontrollet në të gjithë Qarkun Durrës për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave të cilët vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.Procedohet penalisht 1 shtetas për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Filloj procedimin penal në gjëndje të lirë për shtetasin: – I.B., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi në lokalin që ai menaxhonte, Bar -Bufe “Hall Sport”, u kap në flagrancë duke luajtur me bileta lloto sporti të palejuara. Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë, deri në ndëshkimin e subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme”, njofton policia.
(BalkanWeb)