Arsyet se pse duhet të hani presh

Preshi bën pjesë në familjen e qepëve dhe është kultivuar qysh nga koha e egjiptianëve të lashtë.

Kulturat aziatike dhe evropiane e kanë kultivuar dhe gatuar preshin për më shumë se 3.000 vjet.

Preshi ka një shije të ëmbël dhe mund të konsumohet i freskët ose i gatuar.

Një filxhan me presh ka sasi të ulët të natriumit dhe nuk ka pothuajse asnjë yndyrë të ngopur ose kolesterol, transmeton Klan Kosova.

Preshi është burim i mirë i fibrave ushqyese, vitaminës B6, hekurit dhe magnezit derisa është burim shumë i mirë i acidit folik dhe vitaminave A, C dhe K.

Përfitimet shëndetësore të preshit:

Përmban shumë antioksidantë

Ka veti antibakteriale

Mbron mëlçinë dhe ul nivelin e enzimeve të mëlçisë

Ndihmon në reduktimin e yndyrës rreth mëlçisë (akumulimi i triglicerideve të mëlçisë) që shkaktohet nga regjimi ushqimor me yndyrë të lartë.

Zvogëlon nivelin e përgjithshëm të kolesterolit dhe triglicerideve ndërkohë që e rrit nivelin e mirë të kolesterolit.

Përmirëson tensionin e lartë të gjakut duke rritur prodhimin e oksidit nitrik, një gaz natyral që ndihmon zgjerimin dhe relaksimin e enëve të gjakut.

Loading...