Protesta e Astirit është shoqëruar me tensione dhe përplasje mbrëmjen e sotme ku dy persona kanë hyrë me makinë midis protestuesve duke sulmuar protestuesit.
Në protestën e sotme si çdo mbrëmje ka marrë pjesë edhe ish-deputeti Klevis Balliu i cili tha gjatë fjalës së tij se dz protestuesit e Astirit, Dorian Protoduari dhe Daniel Dropulli mbahen në burg pa të drejtë, ndërkohë që sipas tij Saimir Tahiri lihet i lirë.
“Keni arrestuar Dorian Protuduarin dhe Daniel Drupollin pa asnjë provë ndërkohë që lini të lirë Saimir Tahirin. I bëj thirrje Arta Arta Markut, prokurores që është zgjedhur prej dashurisë së Ulsi Manjës që të lirojë protestuesit e pafajshëm. Lini të lirë Tahirin i cili e mbolli vendin me drogë dhe për shkak të saj u vranë nëpër parcela shumë të rinj ndërkohë që mbahen të lirë banorët që protestojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre”.
“Na sillni këtu policinë private, pse nuk e çoni në Shkodër policinë private që ju ka dalë situata jashtë kontrollit, po vini këtu dhe ju bëni presion protestuesve paqësor. Këtu ka arritur kulmi, këtu as faktohen provat për të futur dikë në burg, sepse nuk kanë rëndësi provat, nuk kanë rëndësi faktet por ka rëndësi ai derri i Surrelit që do të pengojë qytetarët të dalin në protestë. Ju bëj thirrje gjithë qytetarëve, të marrin masa për të mbrojtur fëmijët e tyre. Bëhuni gati për datën 13 sepse nuk mundet kurrë së si të qëndrojnë në burg Doriani dhe Danieli ndërkohë që kriminelët lihen të lirë”, deklaroi Balliu.