Ish-deputeti I LSI-së Petrit Vasili ka ngritur alarmin për mbjelljen e kanabisit duke u shprehur se ka rifilluar në masë dhe se qeveria është e bërë njësh me të.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet se policia në vend që të merret me krimin, kriminelët, dhe mbjelljen masive të bimëve narkotike, “sot kanë miratuar me VKM krijimin e një kompanie me oficerë me policë të shtetit, që mund të ofrojë shërbime private të tjerëve”.
Postimi i plotë:
Alarm,Mbjellja e Kanabisit ka rifilluar në masë,qeveria është bërë njësh me të!!!
Kjo polici në vend që të merret me krimin, në vend që të merret me kriminelët, në vend që të merret më trafikantët, në vend që të merret me Rimbjelljet masive e shume te mëdha të kanabisit, te cilat kanë rifilluar serish mbjelljet e mëdha të kanabisit me keq se ne 2015!!!
Gazetare,analiste,perfaqesues te shoqerise civile në se keni mundësi,vullnet dhe pergjegjshmeri,celularet aparate fotografike dhe kamerat e shikoni në mjaft zona te Shqipërisë.
Shkoni në qarkun e Gjirokastrës, shkoni edhe në qarqe të tjera.
Pra në vend të merret me këtë kjo polici e kapur koke e kembe nga trafiqet dhe krimi,a e di se çfarë bën kjo?
Sot kanë miratuar me VKM krijimin e një kompanie me oficerë me police të shtetit, që mund të ofrojë shërbime private të tjerëve.