Lajm i fundit – Kapet 68 kg m.all në doganën e Kapshticës

Strukturat doganore të Degës Doganore Kapshticë në bashkëpunim me Policinë sekuestruan rreth 68 Kg lëndë narkotike,të dyshuar si kanabis sativa, e fshehur në një automjet.

Sipas këtyre strukturave, lënda narkotike transportohej me automjetin tip Toyota, me drejtues shtetasin me inicialet G. Gj.

Pas intervistimit paraprak në vijën e parë dhe me kërkesë të Policisë mjeti kaloi për verifikim të detajuar në skaner.

Pas skanimit mjeti u markua me të kuqe, ku nga kontrolli paraprak në vijën e dytë nga doganieri dhe inspektorët e kontrollit të policisë u konstatua se poshtë sediljeve ishin të vendosura 65 pako të dyshuara me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, me peshë totale afërsisht 68 kg.

Kjo sasi lënde narkotike kishte destinacion Athinën.

Ky rast iu kalua për hetime të mëtejshme Policisë së Qarkut Korçë për hetime të mëtejshme.

Loading...