Vëlla dhe motër hyjnë duke qarë në gjykatë – U kapën me mina me telekomand

Vëlla dhe motër, Armand Lukani dhe Amelda Elezi, të cilët u kapën të martën me tre mina me telekomandë, kanë mbërritur në Gjykatën e Lezhës për tu njohur me masën e sigurisë.

Gjatë momentit të hyrjes, dy të rinjtë kanë shpërthyer në lot, teksa mësohet se Amelda është edhe shtatzënë.

Babai i tyre duke folur për gazetarët tha se jetojnë në kushte të vëshira ekonomike dhe fëmijët i kishin nisur për punë, nuk kanë lidhje me minat.

Loading...