Sipas gazetares Klodiana Lala, zbardhja e vrasjes së dy vëllezërve Bilali në Shkodër duket e pamundur.
Duke cituar burime nga prokuroria, Lala tha se hetuesit kanë pak fakte në dorë.
“Nga burimet zyrtare të prokurorisë, e gjithë trajektorja që kanë ndjekur autorët, ata kanë zgjedhur një rrugë që kamerat janë pa memorie, po aty ka një dorë të fortë që kontrollon gjithë zonën.
Sa i përket automjetit të djegur nuk është gjetur asnjë provë”, tha gazetarja.
Kujtojmë se ekzekutimi i dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali e ka çuar në 9 bilancin e të vrarëve në 9 muajt e fundit në qytetin e Shkodrës, ndërkohë që vetëm pak ditë pak ditë para vrasjes së tyre u ekzekutua në makinën e tij edhe pronari I një bujtine në Theth, Nard Polia.
Pas këtyre ngjarjeve, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka komunikuar shkarkimin e Drejtorit të Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati, duke emëruar në këtë post Niko Brahimajn.