Nd.ërron jetë ish ushtarja e UÇK-së

Ka humbur jeten ish-ushtarja e UÇK’së, Fetnete Ramosaj. 

Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë ish-zyrtari i AAK’së, Ernest Luma.

Në profilin e tij në Facebook, Luma ka shkruar se Ramosaj ishte aktiviste e hershme, gazetare, reporterë e luftës dhe arkiv për UCK’në.

Shkrimi i plotë i Lumës:

Një jetë në shërbim të lirisë e atdheut. Aktiviste e hershme, gazetare, publiciste, reportere e luftës, luftëtare e lirisë, faktembledhëse e fakteruajtëse, arkiv që ecte i Kosovës dhe i Ushtrisë Çlirimitare tê Kosovës.

Jetove pak, por bëre, lé e dhé shumë për Kosovën.

Lamtumirë, mikja jonë e mirë, Fetnete Ramosaj! E palodhshmja dhe e pandalshmja e Kosovës, deri në frymën e fundit! .

Loading...