Së shpejti nis puna për stadiumin e Kukësit

Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama siguroi sot se “së shpejti Kukësi do të ketë stadiumin e ri me standarde ndërkombëtare”.

Në një takim me banorët e Kukësit, në kuadër të turit “Bashkia që duam”, Rama tha se “jemi duke përfunduar projektin e stadiumit, pasi Kukësi meriton një stadium të ri”.

“Ne e kemi vendosur fondin në dispozicion, do ta vendosë edhe FSHF dhe së shpejti do të fillojmë punën e stadiumit të ri që do të ketë standarde ndërkombëtare”, – tha Rama.

Ai theksoi se edhe stadiumi i ri do të ndihmojë ekonominë vendase dhe biznesin ashtu siç ka ndodhur në Elbasan edhe në Shkodër. /j.p/

Loading...