Monika Kryemadhi:”Ilir Meta është gjithmonë kundër djegies së mandateve dhe bojkoteve,secili ka mendimin e tij”

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se nuk është konsultuar me bashkëshortin e saj Ilir Metën, në lidhje me djegien e mandateve.

Monika Kryemadhi:

Secili ka mendimin e tij. Ne kemi këndvështrimin tonë, ka qenë vendim grupi. Nuk jam konsultuar për djegien e mandateve. Ilir Meta është gjithmonë kundër djegies së mandateve dhe bojkoteve, është institucional, shtetar”.

Monika Kryemadhi:

Jam penduar që votova 7 ligjet e reformës në drejtësi në datë 30 mars të vitit 2017.

Sepse problemet që ngriti PD-ja kanë dalë të vërteta sot, po të kishim reflektuar në propozimet e PD-së do të kishim një SPAK dhe Byronë të ngritur. 

Nuk do të ishim në kushtet që jemi sot, pa Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese. 7 ligjet vonuan të gjithë procesin. Ndërkombëtarët kanë harxhuar mbi 40 mln euro dhe kanë mashtruar veten e tyre. Teknikë, burokratë”.

Këto deklarata kryetarja e LSI, i ka bërë në emisionin ‘Repolitix‘, ku është ftuar të flaës për protestën e Opozitës më 13 Prill.

Loading...