Marin Mema:”Më dhimbset vendi im sepse meriton më shumë , meriton të eci me hapin a atyre që e duan vërtetë e që kanë ndershmërinë”

Gazetari Marin Mema, nëpërmjet një postimi në Facebook ju ka drejtuar një thirrje shqiptarëve, për t;ju ndjerë krenarë për veten dhe flamurin e tyre.

Mema thotë se meritojmë më shumë si popull, por politikanët na kanë vjedhur.

“Sigurisht nëse Shqipëria do të ishte një vend i shkretë apo i mangët në mundësi do të duhej të ngrinim supet e të pranonim realitetin !

Fundja asgjë nuk ndryshohet me shkop magjik e as me fantazi të momentit !

Por Shqipëria ka gjithçka për të qenë një oaz i zhvilluar edhe pse sot mundësitë e saj shfrytëzohen pak , aspak apo masakrohen nga grykësit!

Ky vend me histori, me pasuri natyrore, minerare, kulturore e njerëzore endet në udhëkryqe që nuk po mbarojnë kurrë ! Brezat po shkojnë ndërsa ne vazhdojmë të vrapojmë në vend në mos edhe pas!

E për këtë padyshim janë përgjegjës nga të gjitha anët, të gjithë ata që kanë parë e shohin xhepat (që sa të thellë i paskan patur dreqi e mori) e interesat personale!

Më dhimbset vendi im sepse meriton më shumë , meriton të eci me hapin a atyre që e duan vërtetë e që kanë ndershmërinë, vullnetin e pastërtinë e nevojshme ta bëjnë këtë ! Janë padyshim shumica dërrmuese që duhet të kuptojë forcën e tyre! Janë nënat, baballarët, gjyshërit, fëmijët, janë mjekët, mësuesit, ushtarakët, minatorët, agronomët e veterinerët, jane policët, naftëtarët, janë inxhinerët, janë të gjithë ata pensionistë që kanë dhënë vitet me ndershmëri për këtë vend, janë studentët me ngjyrat e tyre dhe të gjithë ata që i ndjejnë vështirësitë e jetës çdo ditë. Nuk më intereson asnjë ngjyrë, por vetëm shqiptarët e thjeshtë.

Ata që i kam takuar në këto vite gjithkund e që i takoj edhe sot njësoj duke i parë në sy! Është krenari ti shohësh njerëzit në sy e të mos përpiqesh të ndrrosh rrugë! Për mua kjo është pasuria më e madhe, jeni Ju të gjithë dhe ngjyrat e flamurit më të bukur në botë!”, shkruan Mema.

Loading...