Ideale për të mbrojtur veten nga klima e ashpër dhe për t’u përballur me dimrin pa frikën e kërcënimit të sëmundjes: palltoja është propozimi për këtë sezon të vjeshtë-dimër 2018.
E përdorur në stilin e rrugës, palltoja frymëzohet nga pasarelat që pamë në javën e modës në pranverë. Pra, këtu është një përmbledhje super e modës që mund të na udhëheqë në blerjet e ardhshme.
Palltoja e leshit: E përsosur për fillimin e vjeshtës, është një pallto klasike që duhet mbajtur gjithmonë në dollap.
Me ngjyra: pa frikë për të guxuar, palltoja me nuancat më gjall[ruese është sigurisht për shumicën, por jo për të gjitha. Nëse përqendrohesh në ngjyra më të buta, të tilla si pylli i gjelbër, prerja që thekson siluetën bën dallimin.
Lëkura: gjithmonë shumë rrok, zgjedhja e lëkurës së zezë bëhet super femërore, nëse kombinohet me taka të larta dhe syze rigorozisht të mëdha dhe të errëta.
Si një robdishambër: e butë dhe e ylbertë, palltoja e mëndafshit gjithashtu mund të jetë me vija dhe over size.
Palltoja e butë pa mbyllje është e përkryer për ditët e para të të ftohtit, kur moti mund të ndryshojë ende gjatë ditës. Ngjyrat? Bezha dhe jeshilja janë ende duke fituar, kështu që janë më të lehta për t’u kombinuar me veshjet joformale dhe veshjet me qëndisje të çmuara.ATSH