Me qindra persona i dhanë lamtumirën e fundit një mësueseje, e cila humbi tragjikisht jetën pasi ra nga shkallët.
Lynn Browne nga Irlanda ishte nënë e një djali. Ajo pësoi dëmtim të rëndë në kokë, të dielën e shkuar, pasi u rrëzua në rrethana të paqarta.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Mirror”, mësuesja 40-vjeçare e artit u mbajt në jetë me aparatura, derisa u shua të hënën.
Vetëm pak orë para rënies tragjike, ajo kishte festuar 40-vjetorin e lindjes sëbashku me motrën e saj binjake.
Loading...