Zbulohet një varr mbi 2000 vjeçar në Egjipt

Një varr i cili daton më shumë se 2000 vite më parë u zbulua sot nga Ministria Egjiptiane e Antikiteteve në Sohag (qendër), pikërisht në këtë zonë, aty ku autoritetet shpresojnë të tërheqin kureshtjen e turistëve.

Për të rimëkëmbur sektorin e turizmit, qeveria egjiptiane paraqet rregullisht për median “zbulime” arkeologjike, të konsideruara të rëndësishme nga specialistët.

“Disa arkeologë kanë zbuluar një varr të jashtëzakonshëm që daton nga periudha Ptolemaike (323 deri në 30 para Krishtit)”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë.

Varri ndodhet në Al-Diabat, në qytetin e Akhmim.

Sipas Ministrisë janë zbuluar një mumie njerëzore dhe mbi 50 mumie minj, fajkoj dhe mace./atsh/

Loading...