Kryemadhi: Të mbështesim fermerët, 20% e GDP-së vjen nga bujqësia

I. Vata/ – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me me fermerë dhe banorë të bashkisë së Cërrikut, duke premtuar mbështetje për fermerët.

“Fermerët ndihen vetëm, ndonëse 20% e GDP-së, vjen si rezultat i bujqësisë. Ndihen të pashpresë, ndihen të papërkrahur, ndihen dhe të vetmuar në të gjithë angazhimin e tyre dhe në iniciativën e tyre që duan të bëjnë diçka për familjet e tyre. Mos të harrojmë që 20% e GDP-së, vjen si rezultat i bujqësisë shqiptare dhe subvencioni që vjen nga shteti nuk është as 0.7% e Buxhetit të Shtetit në ndihmë të fermerëve dhe të blegtorëve”, – u shpreh ajo.

Më tej Kryemadhi shton se “nga malësitë e Dibrës dhe sot nga fushat e Cërrikut, apo edhe nga kodrat e mrekullueshme të Dumresë, shikojmë se problemet janë të njëjta, si për blegtorët, ashtu dhe për pemtarët, ashtu dhe për fermerët, ashtu dhe për ata që kanë investuar në serat e tyre edhe pse subvencionet janë zero. Ku çmimet janë shumë të larta për plastmasin, për hekurin. Ku ata paguajnë fatura shumë të larta të energjisë elektrike, për pompat e ujit, apo fatura të larta të ujit për vaditje. Prandaj është e domosdoshme për të mos i harruar fermerët, për të mos harruar bujqësinë shqiptare, sepse bujqësia shqiptare është ajo që mban barrën kryesore të ekonomisë shqiptare” – shprehet ajo.

Loading...