I. Vata/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me qytetarë të Rrogozhinës, të cilëve u premtoi subvencion për fermerët me vlerë 100 milionë euro në vit.
Në takim me qytetarët e Rrogozhinës, Basha u shpreh se “ne do t’i japim fund hiles së madhe të ndryshimit të TVSH-së për prodhimet bujqësore”.
“Duke hequr rimbursimin e TVSH-së, duke e kthyer atë nga 20 me 6%, Edi Rama ka goditur fermerët shqiptar. U ka lënë tre rrugë. Ose të përfundojnë në treg me çmim 14% me të rritur, ose përpunuesi, grumbulluesi apo vetë fermeri ta shes me 14 % me pak, ose fermeri t’ja dorëzojë me 14% me pak grumbulluesit. Pra, ua ka ulur me një VKM. Iu ka hequr 14% të çmimit të produkteve bujqësore. Ju ka ulur me 14% fitimin për çdo kilogram mollë, fasule apo produkte të tjera bujqësore”, – tha ai.
Më tej, Basha shtoi se “kur Kryeministri pa protestën e blegtorëve, ka shpallur se gjoja do të subvencionoje me 10 lek litrin e qumështit”.
“Shikoni se çfarë hajdutërie, jua ul me 14% dhe pasta premton se do ju jap 10 lekë. Siç do premtim tjetër edhe këtë premtim, ai e ka një gënjeshtër. Koha e besimit te fjalët e Edi Ramës ka marrë fund prej kohësh, askush se beson më atë. Ndaj këtu nga Rrogozhina duan t’u drejtohem të gjithë fermerëve të Shqipërisë se jo vetë do anulojmë këtë VKM korruptive dhe rimbursimi do të jetë i plotë me 20%, por ne do të mundësojmë përmes subvencioneve direkte për çdo fermer, që puna juaj mos të kthehet në zhytje borxhi, të mos ketë varfëri për ju, të mos i lini toka djerr, të mos e derdhini qumështin rrugëve, por që çdo prodhim të shitet me fitim për shqiptaret”, – tha ai.
“Subvencionet 100 milionë euro në vit, do të bëjë të mundur që fermerëve t’u japin mirëqenien. Me 100 milionë euro në vit, fermerët shqiptarë do jenë fermerët më të mbështetur nga qeveria se çdo fermer tjetër i Ballkanit”, – theksoi ai.
Gjithashtu, Basha tha se “shkatërrimi në masë i sipërmarrjes nga taksat e larta ka sjellë shpunësim masiv, ka sjellë largimin e rinisë. Ne do ta ndalim këtë gjë dhe do ta bëjmë të mundur përmes uljeve të taksave, përmes taksës së sheshtë që sipërmarrja shqiptarë të marrë frymë lirish dhe të krijojë punë me paga dinjitoze. Shqipëria dhe Rrogozhina nuk janë të varfra, por të vjedhur nga qeveria. Ndaj bashkë me largimin e kësaj qeveria ne do të largojmë oligarkët që janë bërë miliarderë me gjakun dhe djersën e shqiptarëve. Pasuritë e mara mbi gjakun dhe djersa e shqiptarëve do konfiskohen. Kontratat korruptive do të anulohen. Beteja jonë nuk është thjeshtë betejë për të larguar Edi Ramën, është betejë për të varrosur fenomenin e Edi Ramës”, tha ai.