Bashkim Shehu: “Doktori okulist, Edi Rama, pasi erdhi ne Kukës me helikopter iu shtrua muhabetit me llogje, genjeshtra e mashtrime”

Duke reaguar pas procedimeve të policisë së Kukësit, për disa banorë përfshirë edhe vetë atë, kryebashkiaku i qytetit verilindor Bashkim Shehu shkruan me ironi se kryeministri Edi Rama shkoi atje me helikopter pasi nuk kishte para për të kaluar traun në Rrugën e Kombi

Reagimi i plotë:

Doktori okulist, Edi Rama, pasi erdhi ne Kukës me helikopter, ngaqe nuk kishte lek te paguante taksen e rruges, iu shtrua muhabetit me llogje, genjeshtra e mashtrime.

Sipas llogarise se tij, nja 100 kuksiane jane verbuar krejt e mes tyre edhe kryetari i bashkise se Kukesit.

Kush proteston eshte i verber, kush i lepihet kryeministrit, eshte i sheruar.
Po kur eshte aq trimosh ky njeriu i helikopterit, pse duhet te procedoje tere ata burra protestues qe sipas Okulistit Rama jane qorra?

Kush do sy, i shet Edi Rama me kile. Po sy ama, qe shikojne gjithmone majtas.

Pse te mos ia japim bashkine e Kukesit Edi Rames, meqe eshte mjeshter per te futur ne burg kuksjanët; per t’i genjyer dhe per t’i ndeshkuar. Por ia falim te gjitha, se ai eshte burre i vertete: te vret, pastaj kerkon falje

Loading...