Vdes krijuesi legjendar i Spider-Man, X-Men apo Hulk…

Stan Lee, krijuesi legjendar i kompanisë amerikane ”Marvel Comics’’ i cili skaliti me shumë mjeshtëri personazhe ikonë si Spider-Man, X-Men apo Hulk…që bëri të ëndërrojnë breza të tërë të pasionuarve pas librave me ilustrime vdiq sot në moshën 95 vjeç.

‘’Marvel’’ dhe ‘’Walt Disney Company’’ ngritën lart figurën dhe karrierën e Stan Lee dhe shprehën mirënjohjen e tyre të përjetshme për krijimiet e jashtëzakonshme  të demonstruara në faqet e mureve.

‘’Sa herë që do të shfletoni një libër me ilustrime, Stan do të jetë atje”, u shpreh ”Marvel” në një deklaratë.

Stan Lee ishte po aq i mahnitshëm sa personazhet e krijuara nga ai. Një superhero i vërtetë për fansat e Marvel në mbarë botën.  Stan zotëronte magjinë për të frymëzuar, argëtuar dhe ndërlidhur njerëzit”, shperhet Bob Iger, drejtor i përgjithshëm i Grupit Disney, i cili bleu kompaninë ‘’Marvel’’për 4 miliard dollarë në 2009, duke i shndërruar superheronjtë e Stan Lee në yje të vërtetë të kinemasë botërore.

Në vitet ’60, me Marvel, Stan Lee revolucionarizoi librin me ilustrime dhe për rrjedhojë kulturën botërore.

Personazhet e tij, nga Iron Man tek Black Panther (Pantera e zezë), u bënë figura kryesore në industrinë e kinematografisë amerikane duke u kthyer në muzë frymëzimi për gjenerata të tërë fansash, të cilët e shihnin ndonjëherë shkrimtarin si gjysmë-perëndi./atsh

Loading...