Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi tha se letrat nga institucionet përkatëse për lirimin e shtëpive vijnë në momentin e fundit dhe kjo sipas tij bëhet në mënyrë të qëllimshme që të mos ju lihet asnjë mundësi qytetarëve që të gjejnë një zgjidhje.
“Sot u dhunuan nga Policia e Shtetit gra. Zhvillimi urban nuk mund të bëhet në kurrriz të qytetarëve. Përplasja midis policisë dhe banorëve nuk është ndonjë gjë e re. Nuk ndodh në asnjë vend të botës të nxjerrësh nga banesat e tyre qytetarët dhe ti hedhësh në mes të rrugës. Nuk ka shpëtim ky vend me Ramën kryeministër. Më thoni një projekt që e ka nisur Rama dhe e ka mbaruar”.
Duke folur mbi krizën e sistemit të drejtësisë dhe numrin e lartë të dosjeve të qytetarëve për të cilat ende nuk kanë marrë një zgjidhje, Bumçi tha: “Sot janë më shumë se 30 mijë dosje që qëndrojnë nëpër sirtarët e gjykatave për zgjidhjen e të cilavë duhen dekada të tëra. Sot nuk kemi asnjë organ drejtësie funksional. Qytetarëve ju mbetet të bëjnë atë që bënë sot tek Bregu i Lumit, edhe ajo është një zgjidhje e pjesshme. Zgjidhja përfundimtare ështrë që të bashkohëmi në protestën e 13 prillit dhe të largojmë nga pushteti Edi Rmën. Me të nuk ka asnjë zgjidhje tjetër. Më thoni një njeri që ka bërë sjellje të tilla si Rama, një kryeministër që është sjellë në mënyrë të tillë me qytetarët”.
Bumçi tha gjithashtu se projekti i Bulevardit të Ri është bërë në kohën kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha, duke argumentuar se ai u bllokua që të zbatohej pavarësisht se gjithaçka ishte gati duke nisur nga projekti, fondet dhe projekti zbatues.
“Zgjatimi i Bulevardit të Ri është një projekt i Lulzim Bashës, u siguruan fondet, u zgjodh projekti fitues dhe projekti zbatues. Erdhi Edi Rama dhe e bllokoi sepse nuk donte që ta bënte Basha këtë gjë”.
Zyrtari i Partisë Demokratike ripërsëriti deklaratën se sistemin I drejtësisë në Shqipëri ka rënë, duke argumentuar se e vetmja zgjidhje është rruga dhe protesta deri në largimin e Edi Ramës.
“Ka rënë sistemi i drejtësisë, kanë rënë zgjedhjet se ndryshe të kishim zgjedhjet mund ta zgjidhnim me anë të votës. E vetmja zgjidhje ka mbetur protesta dhe rruga. Atë Rama nuk e kap dot, ai nga rruga ka frikë. I gjithë sitemi ka rënë, nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Sa erdhi në qeveri nxori vendim qeverie që mund të prishte ndërtime pa leje dhe me leje nëse do të kishte një projekt.
Gjykata ia rrëzoi këtë vendim. Mungesa e gjykatës është në favor të atij që është kryeministër ndërkohë që nga ana tjetër është në dëm të qytetarëvë. Si mbrohet prona dhe aktiviteti i lirë kur nuk ka asnjë organ drejtësie funksional? Kush do ta ndalojë nëse duhet ndaluar?”, tha Bumçi.
Ai foli edhe për mënyrën e organizimit të protestave të opozitës dhe të qytetarëve në përgjithësi.
“Nuk ka patur protesta të tilla si në qeverisjen e Edi Ramës. Keni parë ndonjëherë të hidhet qumështi në rrugë?As protesta më massive nuk ka parë ndonjëherë vendi. Protestat e Ramës kur ishte në opozitë fillonin tek Lana dhe mbaronin tek Kryeministria. Sot sheshet tejmbushen nga qytetarët. Sepse njerëzit janë të lodhur me këtë qeverisje. Zero investime të huaja në Shqipëri, zero, sepse ky është një kryeministër i paaftë. Nafta më e lartë në rajon, çmimi i energjisë u rrit, taksat po ashtu”.