Ditën e sotme u zhvillua takimi konsultativ për formalizimin fiskal të të ardhurave, nëpërmjet ekipit menaxhues të Star 2 dhe kreut të bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi.
Gjatë këtij diskutimi sëbashku me Drejtorinë Ekonomike dhe Menaxhimit Financiar të drejtuar nga Spiro Kora, u la si detyrë shkëmbimi i të dhënave dhe nevojave për ndërtimin e strategjisë së menaxhmit fiskal.
Në të përfshihen zërat e të ardhurave nga taksat dhe tarifat. Ky planifikim synohet të përfundojë dhe të gjej zbatim në 6-mujorin e parë të 2019.
Nëpërmjet kësaj strategjie, do të kërkohet ngritja e një mekanizmi zbatues dhe monitorues që do të rrisë vlerën e të ardhurave në masën 15%, mbi atë të planifikuar nga kjo drejtori.
Kryebashkiaku Peçi, siguroi mbështetjen maksimale nga ana e stafit administrativ, për realizimin në kohë sa më të shkurtër dhe eficiente.
Projekti Star 2, ka qenë struktura mbështetëse kryesore në realizimin e reformës për vetëqeverisjen vendore.
Në këto 2 vjet, 2016 – 2018 është asistuar nëpërmjet stafit teknik formalizimi dhe dixhitalizimi i arkivave, zyrat me një ndalesë dhe trajnime të shumta kualifikuese për nëpunësit e administratës publike.
“Nëpërmjet këtij projekti sëshpejti edhe në bashkinë Tepelenë, do të ofrohet aksesi i shërbimeve ADISA, të cilat do jenë me zyrë pranë godinës qendrore në bashkinë tonë”, shkruan bashkia Tepelenë. /atsh