E vështirë për tu besuar – Zbulohet bananja blu, me shijen e akullores

E vështirë për tu besuar por në treg tashmë ka dalë bananje e re (Blue Java) e cila ka disa karakteristika të vëçenta që e bejnë të jetë mjaft e kërkuar.

Kjo banane ka shije të akullores me vanilë dhe kështu njihet edhe në Hawaii, Fiji dhe Amerikën Qendrore.

Ajo ka një aromë të ëmbël dhe lëvozhgë të kaltër, derisa brenda është e gjelbër apo e verdhë e zbehtë.

Vije nga Azia Juglindore dhe për dallim nga bananet tjera, rritet edhe në temperaturat -7 gradë celsius.

Bananja Blue Java përmban një sasi mjaftë të lartë të fibrave, si dhe disa antioksidantë që forcojnë sistemin imunitar. Ato kanë gjithashtu vitaminë B6 dhe C, magnez, bakër, mangan dhe proteina.

Loading...