Nje qese me para perfundoi aksidentalisht në plehra. Kur kuptoi mungesen e qeses cifti përfunduan duke kërkuar për të në një mal me plehra.
Burre e grua nga qyteti siberian i Tyumen, kishin ftuar së fundmi gjyshen e tyre që të jetonte me ta, duke liruar apartamentin e saj të cilin e shitën me para kesh.
Teksa nuk dihet shifra që ndodhej në qese, mediat ruse shkruajnë se zakonisht një apartament në atë zonë kushton nga 45 deri në 90 mijë dollarë.
Por duket se ky është pikërisht rasti i këtyre dy të rinjve, të cilët qesen nuk e kishin shënuar dhe e kishin vendosur pranë plehrave të tjera.
Pasi kuptuan çfarë kishte ndodhur ata shkuan me shpejtësi tek koshi i plehrave ku kishin hedhur qeset, por e gjetën bosh, pasi grumbulluesit e plehrave i kishin zbrazur.
Kjo bëri që punonjësit e landfillit në Tyumen të kërkonin në 12 ton mbeturina dhe për fatin e mirë të çiftit qesja me para u gjet./tvklan