Shkarkohet nga detyra prokurori i Sarandës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka marrë vendimin për shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës,. Edison Ademit.

Trupa gjykuese e përbëre nga kryesuesja Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Fierdes Shuli pas dëgjimit të drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës në seancën e 5 prillit, mori vendimin e shkarkimit të tij nga detyra, duke u bazuar në hetimin për kriterin e pasurisë dhe aftësive profesionale.

Menjëherë pas vendimit prokurori i revoltuar tha në sallë: Mbaje mend po nuk të futa në burg!

Ndërkohë në orën 12:00 pritet të jepet vendimi për Ferdinand Elezin, kryetar i prokurorisë së apelit Durrës.

Loading...