Pas përplasjeve mes banorëve dhe policisë mëngjesin e sotëm në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë, fadromat kanë nisur shembjen e shtëpive që preken nga zgjatimi i Bulevardit të Ri.
Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku bëri thirrje që shteti ti dëmshpërblejë banorët, njëlloj siç është bërë me pjesën tjetër të prekur nga ky projekt.
Ajo tha se ditën e djeshme banorët janë dhu.nuar dhe aktualisht “Një i moshuar ndodhet në spital në sallë të operacionit, pasi nga go.ditjet e policisë ka marrë dëmtime në kokë, Uzur Mandri, 76 vjeç”.
“I bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të ngrihen sepse nesër është radha e tyre. Sot fëmijët e tyre janë ngrohtë në shtëpi, në shkolla, kurse fëmijët këtu. Shteti ka rënë! Kur nuk mbrohen të dobëtit, në nevojë, atëherë çfarë? Sot shteti ka dhunuar 30 banorë”, u shpreh Tabaku.
Në mbështetje të banorëve qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm, krahas Tabakut shkuan edhe ish-deputetët demokratë Klevis Balliu dhe Aldo Bumçi.
Nga zgjatimi i Bulevardit preken rreth 38 familje, të cilat kërkojnë dëmshpërblimin dhe kundërshtojnë prishjen.