Rezarta Shkurta i është përgjigjur ashpër një komenti të Shkelzen Berishës në rrjetet sociale.
Pasi këngëtarja i kujtoi Sali Berishës kohën kur punonte si mjek i Enver Hoxhës, ka ardhur edhe reagimi i Shkelzen Berishës.
Ky i fundit ka ndërhyrë në debatin mes të atit Sali Berisha dhe Rezarta Shkurtës, pas një postimi që ish-kryeministri bëri në rrjetet sociale duke ironizuar lirimin para kohe nga burgu të Ermal Hoxhës.
“Haleluja miq! Droga i ka kthyer “komunistet” ne besimtare😂”, ka shkruar Shkelzen Berisha, por pergjigja e Rezarta Shkurtës ka qenë e ashpër:
Unë jam Rezarta Shkurta, bij e Tomor Shkurtës.
Oficer e ish komandant, qytetar të Shqipërisë së bukur.
Kur erdhi yt at në pushtet, familja imë si shumë qytetarë besuan se Shqipëria do bëhej e lirë dhe më e bukur seç ishte.
Por shumë shpejt familja ime, si e shumë shqiptarëve u përball me heqje nga puna.
Bënit propagandë për fjalën e lirë, por nëse guxoje të flisje, heqja nga puna ishte problem më i vogël, vrasje në derë të shtëpisë, vajza të reja të përdhunuara, fëmijë të zhdukur të shitur për organe…
Këtu kuptuam që ju përdhosët emrin demokraci, dhe vetëm ju nuk mund të ishit demokratë.
Një fëmijë që unë luaja më të, shpirti i endet në detrat e Otrantos.
Familjet e tjera ngelën pa shtëpi sepse i lanë në firmat piramidale, dhe fëmijëria ime ishte, që duhej të ulesha në tokë e të mos ndiznim dritat e shtëpisë se na vinte plumbi qorr nga dritarja.
Si një vajzë deti harrova pushimet në pishat e bukura në bregdetin tonë, se u mbush me kjoskat e juaja.
Për fat të mirë akoma nuk kemi ndonjë problem shëndetësor, kemi ende ndonjë mjek të hajrit që ka mbetur nga ai sistem ku u shkollua yt at, i trembem ditës së fëmijëve tanë kur të bien në dorën e mjekëve që keni nxjerrë ju me rryshfete e shkolla anonime!
I vogli Zeni nuk po të shkruaj si komuniste, nëse ju s’do ishit këta që jeni, unë e para do kasha hequr kapelen, dhe do isha e lumtur që të jetoja në një vend mbi të gjitha me sigurinë për të ardhmen, por nëse flasim për komunist, më beso që më shumë se ty e yt atë nuk ka asnjë shqipfolës tjetër.
Pra Zeni i vogël, lëre Ermal Hoxhën se bëri burg pa prova, por ruaj menderen tënde se si dihet asnjeher”, shkruan Rezarta në postimin e saj.