Ne cilen fasade ecën ti më pyeti një femër!
Cuditerisht jetojmë ne shekullin e gabuar ku oret dhe ditet ecin mbrapsht, nga njera ane zera dhe pamje qe te mbushin syrin dhe nga ana tjeter zhurme dhe kafshe.Ne stolin ku cuditrisht ka shtepizen e tij nje burr i te tetedhjetave me nje bastun ne dore, shikojë qe po pushojne dy pellumba me kembet plot pende dhe sqepin e bukur. Pyes veten iku dhe plaku tetedhjetave! Po ku? Aty qendron nje peme e larte e mbushur me gjethe qe lekundet fuqishem sa here qe qytetin e pershkon dimri dhe vjeshta e ererave. Pema, plaku, bastuni nuk buzeqeshin me, jane larguar nga njeri tjetri.
Dikush me peshperiti se ndoshta ka nderruar jete e se ndoshta ka dite dhe une s’qenkam ne dijeni per kete. Perball stolit qendrone hapur nje zyre trasferte e kompanise vodafon, dhe zonja qe rri aty me tregoi se plaku qe as emrin nuk ja mesova na paska bragtisur qytetin dhe paska shkuar ne azilin e Fierit.Dhe plaku i mocem i tha lamtumire stolit dhe qytetit te tij te lindjes e te femijerise, u mërzit! U lodh nga dyfytyrsia, shperfillja, mosmirnjohja, perbuzja dhe servilizmi qe karakterizon kete qytet te bukur. Nga njerez qe pasqyre kane sahanlepirjen, shperfytyrimin dhe nenshtrimin e tyre ndaj fasades se realitetit te trishte sot.
Ndaj moketeve dhe tapetave te kuq, ndaj fishekzjarreve dhe borive qe bien pa orar, ndaj karrocave dhe kuajve meshkuj te veshur me tantelle te bardhe, ndaj gezimit te momentit per te mbushur syrin dhe mendjen se ketu ekziston mrekullia dhe se jeta eshte mbreteri me vete dhe se mbreti dhe mbreteresha nderrohen cdo njeren dite.
Ku luksi vesh fundet e shkurter edhe pirsingu nuk di ku ka vendin, ku floket jane shitur per fasade dhe ne koke qendrojne floket e prodhuar ne shekullin e gabuar. Ku kanceri qe ofrojne tregjet e fruta perimeve blihet me takat 30 cm.
Iku plaku i tetedhjetave! Cudi ci duhet jeta ne kete moshe kur gjithe keto vite jetoje ne ferr? Moj zonje ne cilen fasade ecen ti? Degjova nje ze te shemtuar qe me rrengjethi te gjithen….. Disa njerez ecin kuturu ku ti coj interesi, duke shkelur keshtu lirite dhe te drejtat e nje komuniteti, nga i cili nuk kane marr as nje pike per tu shtirur e servilosur.
Anila Ahmataj