Ngjarja në Rinas, paralajmëron Braçe: Masa të forta…

Zv/kryeministri Erjon Braçe deklaron se drejtuesi i grupit kriminal që kreu dje grabitjen e 10 milionë eurove është ekzekutuar, pra Admir Murataj, ndërsa shton se të gjithë personat që u përfshinë janë identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tyre.

“Prioritet tani kapja e banditeve!

Ndaj mbështetje për çdo oficer të policisë të përfshirë në hetime e operacionin e panderprerë në terren! Pas kësaj, padiskutim analizë e plotë e çdo elementi qe ka cënuar rëndë sigurinë nga bankat në aeroport, masa të forta për çdokend!

Gjithë mbështetjen për Policinë e Shtetit; Burrat që u përballen dje me një prej bandave me të rrezikshme në vend dhe eleminuan drejtuesin e saj;

Burrat që po hetojnë intesivisht dhe që kanë identifikuar çdo bandit të përfshirë; Burrat që janë në territor e vijojnë ndjekjen” deklaron Braçe.

Loading...