Tepelenë – Helmohen pesë persona, konsumuan peshk të blerë

Tre anëtarë të një familjeje dhe dy mysafirë të familjes, janë helmuar gjatë një darke në shtëpi dhe kanë përfunduar në spital, mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Turhan, rreth 10 kilometra larg Tepelenës, ndërsa 3 nga të helmuarit janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar për në spitalin e Gjirokastrës.

Babai, djali, nusja e djalit dhe dy mysafirë, kanë përfunduar të helmuar, ndërsa në gjendje të rëndë janë dy anëtarë të familjes mikpritëse dhe njëri prej mysafirëve, citon top channel.

Dy të tjerët, që ndodhen në spitalin e Tepelenës, thonë se gjatë darkës kanë konsumuar peshk, ndërsa kanë hedhur dyshime, nëse ai ishte i freskët.

Loading...