Arrestohet vrasesi i dy grave më 1973, pas provave të ADN-së

Media e njohur amerikane “New York Times” shkruan se policia ka arrestuar këtë të mërkurë një 80-vjeçar i quajtur Ernest J. Broadnax, banues në Nju Jork, i dyshuar për vrasjen e 2 grave të reja në një plazh në vitin 1973.

Broadnax njihej nga policia si person tepër problematik me ligjin, pasi në 30 vjet është arrestuar 14 herë nën akuza për vjedhje, sulme e grabitje. Ai ka qenë tri herë në burgje. Madje, kishte pasur probleme të theksuara edhe me alkoolin e drogën.

Por asnjë nga krimet që kishte bërë më herët nuk ishte më i rëndë sesa ai për të cilin akuzohet sot në moshën 80-vjeçare. Këtë javë, policia në Queens arrestoi Broadnax për vrasjen e 2 grave të reja në vitin 1973 në një plazh në Virxhinia.

Vrasja e grave ishte arkivuar në atë kohë, për shkak të mungesës së provave. Dosja u hap pas gjetjes së disa shenjave në trupin e grave të vrara Lynn Seethaler dhe Janice Pietropola, të dyja 19 vjeçe. Provat e ADN-s të gjetura në vendngjarje ishin identike me ato të Ernest Broadnax.

Vrasësi i dyshuar u arrestua për vrasje dhe një akuzë për përdhunim. Ai po mbahet në një vend të sigurt në Nju Jork. “Objektivi ynë tani është të jemi në gjendje të sjellim drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre të jenë në gjendje të kenë një ndjenjë paqeje “, tha zyrtarja Linda Kuehn, një zëdhënëse e policisë në Virginia Beach.

Detektivi në pension Uilliam Haden tha se vrasja e grave të reja në atë kohë kishte qenë brutale.

(Balkanweb)

Loading...