Grabitja Ne Rinas Foto Nga Kamerat E Sigurise 2
Sic duket edhe në foto, autorët e maskuar kanë prerë të pashqetësuar nga askush, hekurat e portës, për të cilat burimet thanë se iu dashur rreth 60 sekonda kohë e më pas, me furgonin e bardhë me mbishkrimin ‘hetimi tatimor’ kanë hyrë brenda në pistë. Në foto duket një prej tyre të të presë hekurat e derës ndërsa një tjetër, ruan i armatosur me kallashnikov nga jashtë furgonit. Në më pak se një minutë, grabitësit kanë qenë brenda aeroportit ndërsa i janë afruar avionit, duke përshkruar një pjesë të pistës së avionëve, ndërsa më pas morën thasët me para. Grabitësit të armatosur i janë afruar avionit dhe kanë kryer grabitjen e 10 milionë eurove në pak minuta, ndërsa në avion ndodheshin 160 pasagjerë që prisnin të udhëtonin drejt Vjenës
Pas grabitjes autorët kanë dalë nga një tjetër portë e aeroportit, ku sërish kanë prerë hekurat e derës.
(BalkanWeb)