Lulzim Basha:” Kjo qeveri i ka tradhëtuar njerëzit e vet dhe Shqipëria është në mjerim ekonomik,me padrejtësi dhe pasiguri në cdo cep të saj”

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me sulmin e djeshëm të policisë ndaj banorëve në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë.

Basha shkruan në Facebook se ‘te gjithë ata që urdhëruan, dhunuan dhe sulmuan me gaz në shtëpitë e veta qytetarët dhe fëmijët e tyre në mënyrë kriminale, do të mbajnë përgjegjësi!’.

Reagimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

DHUNË, GAZ DHE TERROR NGA POLICIA KUNDËR QYTETARËVE NË SHTËPITË E TYRE! KJO QEVERI I KA TRADHËTUAR NJERËZIT E THJESHTË DHE SHQIPËRIA ËSHTË NË MJERIM EKONOMIK, ME PADREJTËSI DHE PASIGURI NË ÇDO CEP TË SAJ.

TE GJITHË ATA QË URDHËRUAN, DHUNUAN DHE SULMUAN ME GAZ NË SHTËPITË E VETA QYTETARËT DHE FËMIJËT E TYRE NË MËNYRË KRIMINALE, DO TË MBAJNË PËRGJEGJËSI!

JU BËJ THIRRJE TË GJITHË SHQIPTARËVE TI DËGJOJNË KËTO KËMBANA ALARMI, TË BASHKOHEMI, TI JAPIM DORËN NJËRI-TJETRIT PËR TI DHËNË FUND KËTIJ REGJIMI, PËR TË ÇLIRUAR DREJTËSINË, E PËR TË GARANTUAR NJË QEVERI QË PUNON PËR POPULLIN.#SHQIPERIASIEUROPA

Loading...