Lajm i mirë për peshkatarët. Ja sa do i subvencionojë qeveria për këta lloj peshqish në 2019

Një ndër programet që do të mbështesë me prioritet qeveria është e dhe sektori i peshkimit.

Ministria e Bujqësisë bën të ditur se, aktualisht ka një performancë shumë të mirë në  sektorin e peshkimit, kryesisht tek përpunimi i peshkut.

Problem mbetet standardi për molusqet dhe midhjet me qëllim hapjen e eksporteve të tyre drejt BE-së, për të cilat ministria po punon intensivisht. Ndërkohë që politikat e dikasterit të Bujqësisë po synojnë inkurajimin e sipërmarrjes vendase për të investuar në sektorin e peshkimit.

“Duam të rrisim përqindjen e peshkut me origjinë shqiptare, duke vazhduar subvencionimin  20 lekë /kilogrami të açukës dhe sardeles, edhe gjatë vitit 2019”, njofton dikasteri i Bujqësisë. e.xh/ /a.g/

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/-

Loading...