Të rinjtë shqiptarë e “humbasin” kohën kafeneve dhe online.
Sipas një studimi të kryer nga Fondacioni “Friedrich Ebert” në Tiranë, të rinjtë shqiptarë harxhojnë çdo ditë mesatarisht, 2.3 orë duke parë televizor, si dhe 3.9 orë online.
Arsyet e këtij studimi i jep përfaqësuesja e ” Friedrich Ebert”, Jonida Smaja.
Ajo renditi edhe disa gjetje të tjera të këtij studimi. Gati gjysma e të rinjve duan të emigrojnë nga vendi.
Faktor i fuqishëm në këtë çështje është, sigurisht edhe statusi ekonomik i të rinjve: 8% e të rinjve nga grupi më i varfër ekonomikisht nuk del kurrë, krahasuar me mesataren kombëtare, që është vetëm 1%, citon studimi i FES.
Loading...