Meta: “Ngjarja në Rinas, cënim i përsëritur i sigurisë kombëtare”

Presidenti Ilir Meta doli posacërisht para mediave për të reaguarf në lidhje me grabitjen e armatosur në parave të bankave në Rinas, me pasojë një të vdekur këtë të martë.

Kreu i shtetit tha se kjo ngjarje e përseritur ka cënuar sigurinë kombëtare, pasi ishte një akt që rrezikoi direkt jetën e qytetareve shqiptarë dhe atyre të huaj.

Por presidenti pasi i bëri apel organeve competente që ta zbardhin sa më shpejt grabitjen dhe të arrestojnë autoret, I kërkoi prokurorisë që të shkojë më tej dhe të hetoje të gjitha institucionet përgjegjëse që nuk kanë marrë masat e duhura pavarësisht se kjo ngjarje është e përsëritur.

Loading...