Aksident në Shkodër, dy pesona humbën jetën dhe 5 të plagosur

Spitali Rajonal Shkodër informoi sot se “menjëherë pasi është njoftuar për aksidentin e ndodhur në Bushat rreth orës 15:00, dy ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes së bashku me dy mjekë dhe infermierë”.

Duke shprehur ngushëllimet për 2 viktimat në aksidentin rrugor të ndodhur në Bushat, Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se “dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa 5 të plagosur u transportuan në spitalin e Shkodrës, ku morën trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën”.

Një prej të plagosurve ka dalë nga spitali dhe 4 të plagosur ndodhen në kujdesin e mjekëve, thuhet në këtë njoftim/atsh/

Loading...