RENEA kontrolle blic, ja çfarë po ndodh në fshatin Dritas

Ndërsa njëri prej 5 grabitësve spektakolare të 10 milion eurove në aeroportin e Rinasit mbeti i vrarë (Admir Murataj) në shkëmbimin e zjarrit me policinë, në terren vijojnë kontrollet e imtësishme për kapjen e 4 të tjerëve.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se në këto momente RENEA ka mësyrë në fshatin Dritas që ndodhet pranë Tapizës, aty ku dyshohet se mund të jenë fshehur autorët. Pikërisht në këtë zonë u gjet edhe makina e tretë e djegur.

Deri më tani janë kontrolluar disa banesa, por edhe një magazinë, por ende nuk është gjetur diçka e dyshimtë, që të ketë lidhje me grabitjen. Në terren ka zbritur edhe vetë drejtori i policisë kriminale, Tonin Vocaj si edhe ai i Durrësit, Alfred Çepe.

(BalkanWeb)

Loading...